Nipat e Minës së Banit, e ikur nga Prizreni, kërkojnë farefisin

Nipat e Mina e Banit, një nënë e ikur në Turqi më 1953, me tre fëmijët e saj, pas masakrimit në afërsi të Prizrenit, ku ishin vra shtatë vëllezërit dhe burri i saj, kërkojnë nipat e njërit nga vëllezërit e saj të shpëtuar atëherë nga masakra.

Mina kishte ardhur në Turkutogllu të Turqisë, me njërin nga dajtë e saj, sepse asaj pushteti serb i asaj kohe i kishte masakruar shtatë vëllezër dhe burrin Izetin. Ajo ka marrë tre fëmijët e saj, dy djem Hashimit e Shefikut dhe një vajze dhe ka arritur në Turqi, për të shpëtuar fëmijët nga masakrat e mundshme. Në Kosovë i ka metë edhe një dajë që e ka pas emrin Sadik.

Sadiku nga Prizreni dhe qenë para 30 vjetësh në Turqi, te nipat e Minës, por që nga viti 1980 kanë shkëputur kontaktet. Ai ka tregua se ka tre djem, Omerin,  Zyberin dhe Numanin, por ata nuk kanë qenë kurrë në Turqi.

Sadiku ka treguar se ka katër shtëpi në Prizren.

Autorja e kësaj video dhe të intervistuarit që kërkojnë familjarët e tyre në Prizren luten që kjo video të shpërndahet me qëllim të gjetjes së familjes.

 

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit