Nisma kapet me PDK-në në Malishevë: Në vitin 2013-të na keni quajtur parti e mahallës, keni pësuar humbje

PDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë filluar një betejë për votat e Malishevës, raporton Gazeta Express.

Zyrtari i Nismës, Vesel Krasniqi ka thënë se PDK-në e ka kapur paniku pasi që ai shton se Nismës po ju bashkohen elektorati i PDK-së.

May be an image of 1 person dhe tekst

“Paniku që ka kapluar PDK-n ku elektorati i saj çdo ditë e më shumë po bashkohen ME ÇLIRIMTARËT, këtë e dëshmojë dega e PDK-s në Malishevë sot në një konferencë. Ju rikujtojmë z.Kilaj kur ju keni deklaruar në vitin 2013 se NISMA është parti e mahallave, juve ju kemi shkaktuar humbje të thellë, për të vazhduar me fitore të njëpasnjëshme, sepse ne e kemi LIDER trashëgimtarin më të denjët të vlerave të luftës së UÇK-së dhe njërin prej më meritorve në shtetë ndërtimin e Kosovës, kurse ju keni një kandidatë për Kryeministër i cili ka qenë kundër këtyre vlerave që ti mendon se jeni trashëgimtarë i tyre”, ka thënë ai.

“Andaj ju garantojë se në këto zgjedhje NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia në nivelin qëndror, kurse për juve do të jetë humbja më e thellë që keni pësuar ndonjëherë në Malishevë”, tha ai./GazetaExpress/

May be an image of 1 person dhe tekst

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit