5.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të dyshuarit F.K., për kanosjen e kryetarit tw Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në njoftimin e gjykatës të premten thuhet se i dyshuari ka kanosur kryetarin Totaj, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me një kontest pronësor.

“I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se ‘thuaj djalit të Kryetarit le t’i thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt’, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, edhe me datë 6 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë- kanosje, ndaj të dëmtuarit të njëjtë – kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre aktgjykime të plotfuqishme.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kanosur nga dy persona të martën mbrëma.

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU. Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr...

Lajmet e Fundit