“Një pikë gjaku” nga Kosova rikthehet në Korenë e Jugut

“Është për keqardhje që disa filma të mrekullueshëm që kanë qenë pjesë e Festivalit në edicionet e kaluara janë shfaqur vetëm në edicionet për të cilët janë përzgjedhur”, është konstatimi i ekipit të festivalit “The Seoul International Extreme-Short Image & Film Festival”.

Për këtë arsye, për edicionin e sivjetmë është realizuar një program i veçantë që rikthen te publiku disa prej projekteve filmike që janë shfaqur në 11 edicionet e kaluara. Në mesin e filmave që rikthehen është edhe “Një pikë gjaku” i regjisorit kosovar, Bekim Guri. Filmi që trajton përballjen e një shoqërie me traditën e modernen, është pjesë e programit të titulluar “Extreme-Short Rewind”. Para pesë vjetësh, në të njëjtin festival, “Një pikë gjaku” e kishte premierën botërore. Aty ishte pjesë e garës zyrtare, transmeton ‘koha’.

“The Seoul International Extreme-Short Image & Film Festival” (SESIFF), që mbahet në Seul të Koresë së Jugut, kontribuon në krijimin e një ambienti kulturor kosmopolitan ku publiku mund të përjetojë kinemanë e vendeve të ndryshme dhe i prezanton publikut filma të shkurtër të huaj. I themeluar në vitin 2009, është festivali i parë në Azi i filmave dhe imazheve ekstremisht të shkurtra.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit