Një plan për ndalimin e migrimit të nxënësve

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, kërkon hartimin e një plani për të ndaluar migrimin e nxënësve.

Ai thotë se Drejtoria e Arsimit bashkë me udhëheqësit e shkollave, duhet urgjentisht të hartojnë një plan për të ulë migrimin e nxënësve.

“Numri i nxënësve që lëshojnë Prizrenin për të ikur rrugëve të Hungarisë arrin edhe pak në 30. Ky numër do të rritet shumë shpejt”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“Sidomos, kjo do të jetë e dukshme në shkollat e rretheve. Megjithatë Drejtoria e Arsimit, së bashku me udhëheqjet e shkollave duhet urgjentisht teë krijojë një plan me anë të së cilës do të ndikonte tek nxënësit dhe prinderit për ta ulur migrimin”.

“Shkolla është një institucion emancipues që në thelb mund të ndikojë në uljen e migrimit”.
“Nxënësve mund t’ua bëjnë të qartë se Prizreni mund të ofrojë në mos asgjë tjetër, edukim për ta. Nëse vërtetë mund ta bëjnë këtë!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit