8.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Një punëtor në Prizren e një në Malishevë bien nga lartësia

Policia e Kosovës ka raportuar të martën për dy punëtorë që ranë nga lartësia në vendet e tyre të punës, gjatë ditës së hënë.

Aksidentet ndodhën në Prizren dhe Malishevë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë për rastin në Prizren.

Njëjtë edhe për rastin në Malishevë, prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Viktima deri sa ka qenë duke punuar, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe ka marrë lëndime trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Malishevë është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prizren. Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar. Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,...

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Lajmet e Fundit