7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Nuk e fajëson Kryeziun për humbjen në Prizren

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e fajëson  Eqrem Kryeziun për humbjen e garës në Prizren. Ai thotë  se në fitoren e PDK-së në Prizren, kanë  ndikuar  votat e minoriteteve, sidomos e atyre turke.

“Kandidatura e Eqrem Kryeziut  është një kandidaturë  më të pranuara  të LDK-së në Prizren. Dhe ne e kemi parktikuar  gjatë gjithë këtij procesi që të repektojmë mendimet e degëve tona dhe të mjediseve nga të cilat janë kandiduar  kyretarët për komuna”, ka thënë  Mustafa për “Zërin”.

“Unë nuk mund të adresoj tashmë humbjëen tek personaliteti i Kryeziut, për shkak se këtu nuk kemi pasur të bëjmë vetëm me garën ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, por kemi pasur një garë ku LDK ka qenë në njërën anë dhe PDK me të gjithë minoritetet atje që ka qenë një votë shumë më e madhe e tyre. Prandaj votën, kandidatit të PDK-së nuk ia ka siguruar partia e tij, por pakicat e kryesisht pakicat turke për të cilët kemi qenë të vetëdijshëm që nga fillimi”.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit