2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Nuk respektojnë kufizimin e lëvizjes, policia hap rast ndaj 11 personave në Prizren

Dje në Prizren janë ndaluar 11 persona pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, personat janë ndaluar në tre raste të ndryshme.

Ndaj tyre është hapur rast në Polici.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

· Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 00:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 01:05. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Bekim Berisha, Prizren 10.08.2020 – 04:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria, për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Lajmet e Fundit