11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Nxënësit e Prizrenit, me armë e thika në brez

ArmaaaaPolicia në Prizren, ka konfiskuar një pistoletë, tetë thika si dhe një numër të konsiderueshëm të shufrave metalike tek nxënësit e shkollave në këtë qytet.
Konfiskimi i tyre është bërë pas një kontrolli, që policia ka zhvilluar në autobusët e linjës, Rahovec- Prizren, Suharekë – Prizren dhe Gjakovë- Prizren, me të cilët udhëtojnë nxënësit e shkollave të mesme.

Drejtori Rajonal i Policisë major , Nexhmi Krasniqi tha se gjatë operacioni është sekuestruar një pistoletë e tipit “Zastava” 6.35 mm, me një karikator, si dhe gjashtë fishekë të tjerë rezervë.

Thika5-22
“Kjo armë i është gjetur nxënësit , A. R, që udhëtonte nga Gjakova për në Prizren,me autobusin e kompanisë “ Meti- Turs””
“Po ashtu janë sekuestruar një numër i madh i shufrave metalike, dhe 8 thika”.

Në këtë operacion janë kontrolluar 66 autobusë me 1462 nxënës. Nxënësi A. R, i vitlindjes 1994-tër, të cilit i është gjetur arma, me urdhër të prokurorit i është lëshuar masa e arrestit për 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit