4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Pas vendimit të Kushtetueses, Opozita thotë se Qeveria nuk ka më autoritet të udhëheqë me asgjë, prandaj duhet hapur rrugë zgjedhjeve.

Partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Për katër muaj rresht përmes peticionit, protestave, e kemi thënë atë gjë që u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Si e tillë, marrëveshja për Zajednicën është e anuluar”.

“Të dy, edhe Mustafa, edhe Thaçi, kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës. Kërkojmë urgjentisht largimin e të dyve. Ose dorëheqje ose largim”, ka deklaruar Visar Ymeri.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se Qeveria që shkeli interesin e Kosovës përfundimisht duhet të shkojë dhe të lëshojë rrugë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një Qeveri ë cila bazohet në zërin e qytetarëve.

“Zëri i qytetarëve triumfoi bashkë me Opozitën”

“Dy marrëveshjet që kanë dëmtuar shumë interesin e Kosovës dhe imazhin e saj, kanë treguar që në një formë këta liderë janë të shantazhuar”.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq, është shprehur se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se marrëveshja ka qenë antikushtetuese.

“Hapi i parë, pra, është dorëheqja e Isa Mustafës”.

“Çdo tendencë për të vazhduar tutje me implementim e marrëveshjes është absurde. Kjo Qeveri më nuk ka asnjë autoritet që të udhëheqë me asgjë dhe kështu duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve”, ka thënë Fatmir Limaj.

Opozitarët kanë deklaruar se deri më 9 janar kur do të mbahet protesta e Opozitës do të bjerë edhe Qeveria.

Më Shumë

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit