Osman Hajdari i kundërpërgjigjet PDK-së në Prizren

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2018 ka mjete të planifikuara vetëm për shtatoren e komandat Drinit.

“Sivjet në buxhet është planifikuar vetëm projekti për shtatoren e komandat Drinit, ku tashmë është duke u hartuar projekti. Jemi duke e diskutuar edhe çështjen e lokacionit”.

Ai tha se ekzekutivi komunal ka respekt për të gjithë figurat kombëtare.

“Pra çështje e shtatoreve kërkon planifikim të duhur”.

“PDK-ja ka qeverisur për dhjet vjet në Prizren, dhe gjatë kësaj periudhe kanë mundur me i përfundua të gjitha këto shtatore”

Dega e PDK-së në Prizren, të dielën, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nisjen e procedurave për ngritjen e shtatoreve të gjashtë komandantëve të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes një komunikate, ky subjekt politik ka bërë të ditur se kërkon ngritjen e shtatoreve të komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj të komandant Drinit përkatësisht Ekrem Rexhës, të komandant Tahir Sinanit, të komandant Hysen Rexhepit, të komandant Agim Shalës dhe të komandant Skender Rexhepit.

Mirëpo zyrtarët e administratës komunale kanë pohuar se në buxhetin e vitit 2018, të trashëguar nga qeverisja e PDK-së, janë planifikuar mjete vetëm për shtatoren e komandant Drinit.

Më Shumë

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI-së në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit "Opel Vivaro" për nevojat e Këshillit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit