6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Pak votues deri tash në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “11 marsi” në Prizren.

Pak qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në dy orët e para të zgjedhjeve për raundin e dytë në këtë qendër votimi.

Qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin e procesit zgjedhor, ndërsa shprehin mendime të kundërta për udhëheqjen komunale.

Levent Përvaqa thotë për KosovaPress, se i tërë procesi i votimit ka qenë i lehtë dhe pa telashe.

Ai kërkon një mirëqenie më madhe pas zgjedhjeve, teksa kërkon ndryshim në qeverisje.

“Procesi i votimit shumë i lehtë ka qenë, asnjë telashe nuk kam pas…shpresoj se do të bëhet më mirë dhe të bëhet ndryshim”, tha ai.

Qytetari tjetër Agim Morina thotë se ai nuk është për ndryshim.

“Asnjë parregullsi nuk kishte, çdo gjë shkoi në rregull dhe mirë …unë nuk ndryshoj kurrë”, deklaron ai.

Ndërsa Besniku që hezitoi të tregojë mbiemrin, tha se procesi i votimit për të ishte i lehtë.
“Procesi shkoi mirë pa problem votova… nuk e di çka me të thanë për (ndryshim)”, tha ai.

Kjo qendër ka mbi 19 mijë votues me të drejtë votë dhe gjithsej 22 vendvotime.

Në komunën e Prizrenit në raundin e dytë për kryetar, po garojnë Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.
/KosovaPress/

Më Shumë

Lajmet e Fundit