1.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Palestinezët largohen nga Gaza, shkon në 172 bilanci i viktimave

Palestinezet largohen nga GazaMe mijëra palestinezë po largohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës pasi Izraeli paralajmëroi se ka vendosur zonën si objektiv të fushatës ajrore që ka nisur për t’i dhënë fund lëshimit të raketave të militantëve palestinezë.

Kombet e Bashkuara thonë se 17 mijë persona, tashmë kanë kërkuar strehë në objektet e saj.

Të dielën, forcat izraelie kontrolluan një vendndodhje të dyshuar për hedhje raketash në inspektimin e tyre të parë tokësor.

Të paktën 172 palestinezë kanë humbur jetën që nga nisja e ofensivës izraelitë shtatë ditë më parë, njoftuan zyrtarë në Gaza, transmeton AS.

Mes viktimave janë edhe 18 anëtarë të një familjeje të cilët humbën jetën nga një sulm ajror izraelit të shtunën në mbrëmje.

Një zëdhënës i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, kundërshtoi numrin e viktimave duke thënë se ato nuk ishin objektive.

Ai i tha BBC-së se Izraeli kishte anuluar disa sulme nga druajtja se vriste civilë. Sipas tij, në objektiv të sulmeve janë militantët e Hamasit dhe vendndodhjet terroriste, përfshirë edhe shtëpitë e operativëve të lartë të Hamasit.

Sidoqoftë, edhe në shifrat e OKB-së thuhet se 77 për qind e njerëzve të vrarë në Gaza janë civilë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka apeluar për armëpushim dhe bisedime paqeje.

Ndërkaq, sulmet nuk janë ndalur dhe sipas agjencisë së OKB-së për Ndihmë Humanitare, ajo ka dyfishuar vendet për personat e zhvendosur nga 10 në 20 mijë. Rreth 800 palestinezë të tjerë që kanë shtetësi të dyfishtë, po largohen nga Gaza përmes Izraelit.

Por, edhe largimi nuk është një rrugë e sigurtë. “Nuk ka vend për t’u fshehur në Gaza”, tha i dërguari i Autoritetit Palestinez në Londër.

Më Shumë

Prizreni pret Prishtinën sonte

Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në një duel të rëndësishëm në kuadër të javës së 15-të të Superligës së...

Osho: Ja pse duhet të jeni individualist…

Krahas shumë mësimeve, Osho vjen të qartësojë shumë dilema, të zgjidh shumë mëdyshje, të çlirojë nga barra e varësisë prej kodeve zakonore dhe gjithfarësoj...

Lajmet e Fundit