9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Pampersa e Pronto’s

Bekim Rexhepi

A ka rrezik qe LDK të zhytet në “pronto”, nëse nuk del dhe nëse nuk nxjerrë gjuhë për të kritikuar marifetet kriminale e ekonomike apo më këtë do të heshtët apo më këtë nuk do të rizbulohet ndonjë pronto e mundshme e LDK-së. Ka një kuptim diskriminues kjo heshtjeje e LDK-së, ndofta më shumë se bashkëqeverisja, ka një akumulim të frika politike që mbartë kreu i saj dhe i cili, dëshmuar, di dhe gjen mënyra për të ndrydhur gjithë subjektin kur e vlerëson të “dobishme”, këtu nuk e kam unike idenë nëse ky është vlerësim i dobishëm që të heshtet hekur, veçse mënyrë e vetme që të shmanget plasaritja e koalicionit qeverisës.

Të jemi të qartë se kemi vetëm koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe jo elektoral, i cili mbete gjithsesi një element i rëndësishëm dhe një faktor tjetër, sipër në demokracitë e zhvilluara. Më tej, Kosova ka prodhuar një palë zgjedhje të atilla, ku subjektet kundërshtare deri në rezultatet përfundimtar nuk krijojnë koalicione parazgjedhor, por atë koalicione i bëjnë rreth qeverisës kur kemi një rezultat të pamjaftueshëm qeverisës, bëhet pa arbitrazh politik (që nënkupton Gjykatën kushtetuese) dhe po ashtu pa elektoratin e tyre të përgjegjshëm.

Edhe diç në analizën politike dhe të provojmë të shtjellojmë ndrydhjet politike, të pasqyrojmë gjendjen në mënyrë reale, ç’është e vërteta ndrydhje politike nga lartë ka, ajo tashmë është zbarkuar në legjitimitetin e të deklaruarit publik të deputetëve apo dhe të anëtarëve. Në zgjedhjen cirkusante të presidentit dhe në rastin e aferës episodike të pronto-së, nuk është e drejtë dhe më pak e pranueshme politikisht që të heshtësh, të heshtësh përballë një cirkusi dhe afere pa qeder, që më parë ka zgjedhur mënyrën e zhvillimit të krimit, të kriminalitetit të jetës shoqërore, ekonomike e politike në vend. Të konstatoi jo pa qëllim se një deputet, një anëtar legjitimi nuk më bëhet fare i konceptueshëm politik, nëse ay nuk merr guximin e tij, mbi atë legjitimitet politik të marrë në zgjedhje dhe të vazhdoj të hesht para një afere të tillë, para një afere e cila edhe po të kishte adresë brenda vet LDK-së, nuk do të duhej të mbante konsideratën që po merr tani pronto-ja e Adem Grabovcit të PDK-së.

Pështirosja e Adem Grabovci-t, si viktimë është e tmerrshme gjithandej, madje edhe për faktin se ay ndërron rolin e viktimës, në fakt Kosova është viktima, drejtësia, legjislatura në vend, politika dhe e gjithë shoqëria. Kjo pështirosje e magjepsur e tij, nuk duhet të heshtet nga askush, madje edhe autori i përgjimeve është dashur që të mos dhjamoset nga seria e prontos. E pa durueshme për drejtësinë, për partneritetin e koalicionit LDK-në, për opozitën e cila pret qe vet kriminaliteti i organizuar, ta dënoi krimin e vet legjitim. Ky krim i Grabovcit, ishte krim legjitim sepse kishte një strukturë partiake qe i dha leje të fuqishme një njeriu qe të bëjë çfarë ti teket me institucionet e vendit. Kriminaliteti legjitim i Grabovcit, nuk është jetim ka një adresë, ka një leje nga lartë, nga ku u legjitimua krimi, pra krimi i tij deri në këtë masë.

Pampersa e pronto’s e mbushur trash, kundërmon krim të organizuar dhe mbase mjaft legjitim nga lartë. Po të ndodhte kjo aferë në një vend, diku ne Evropë – jam i bindur se mediat do ta mbanin në majë të gjuhës, përditë rrjetën e organizimit kriminal. Ky organizim kriminal, tek pronto Grabovci, do të duhej ta qonte vendin në alarme mobilizuese e politike, deri në zgjedhje të reja, për të dhënë legjitimitet një organizimi të ri, i cili do të synonte ti mbyllë dhe ti luftoj apetitet për krime të organizuara në vend.

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit