Paralajmërohet rikthimi i gazit në Kuvend

Skenat e gazit lotsjellës mund të përsëriten shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës e dërgon për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Se kjo do të ndodhë e konfirmoi presidenti, Hashim Thaçi, i cili tha se “çështja e demarkacionit është e përfunduar dhe vetëm pritet ratifikimi”

Skenat e dhunës me gaz lotsjellës dhe policë me maska mund të shfaqen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës i “mban fjalët”, që brenda pak javësh ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Partitë opozitare kërkojnë nga Qeveria që të mos e ndezë “zjarrin” në Kuvend me tentimin për ta ratifikuar Marrëveshjen e 26 gushtit 2015, por të kërkojë zgjedhje afatgjate. Në anën tjetër, Qeveria kërkon që çështja e kufirit me Malin e Zi të mbyllet dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë procesit për liberalizimin e vizave. Meqë demarkacioni është kusht për vizat, Qeveria, por edhe vetë presidenti Hashim Thaçi kanë thënë se “nuk do t’i rrezikojnë vizat”. Madje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka përfunduar dhe se tani mbetet vetëm të ratifikohet marrëveshja e 26 gushtit./Zëri/

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit