Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Novakë të Prizrenit pasi janë prezantuar si inspektorë të Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 15/11/2023, rreth orës19:00 janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar të cilët kanë shkuar në njërin prej fabrikave të qytetit të Prizrenit kinse për të nxjerrë një borxh dhe të njëjtit janë prezantuar se janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, konkretisht janë prezantuar në emër të një zyrtari të lartë të Inspektoratit.
“Pas pranimit të informatës, hetuesit e Sektorit Rajonale të Hetimeve të Prizrenit kanë dalë në vend ngjarje dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të nevojshme është kuptuar se të njëjtit nuk janë pjesëtarët e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, por janë persona të cilët kanë keqpërdor emrin e tyre”, thuhet në njoftim .
Rreth orës 19:00 të dyshimtët pasi që janë identifikuar dhe lokalizuar janë arrestuar në Prishtinë.
Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe kanë pranuar veprën.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tretë shkon në procedurë të rregullt. /