18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Partitë mund të shpërndajnë postera, KQZ veproi kundërligjshëm

KQZ-kosovee?Duke u thirrur në nenin 44 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullores zgjedhore “Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike”, PZAP ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për ndalesën e përdorimit të posterëve të formatit B2 nga ana e partive politike.

Sipas kushteve të saktësuara në Kodin e Mirësjelljes gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë të drejtë të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe çfarëdo çofshin ato pa ndonjë kufizim përkitazi madhësisë (dimensioneve të tyre), reklamave dhe materialeve tjera në një fushatë zgjedhore, thuhet në vendimin që e ka siguruar Koha.net.

“Me vendimin e ankimuar është vepruar në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore, dhe për më tepër KQZ-ja me asnjë vendim të saj, subjekteve politike apo garuesve në zgjedhje nuk mund t’ua kufizojë apo ndalojë të drejtat të cilat atyre u takojnë sipas ligjit”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ankesën për një gjë të tillë në PZAP e kishte bërë koalicioni VAKAT. Ndërkohë edhe Vetëvendosje e kishte cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm, jashtë përgjegjësive të KQZ-së dhe në funksion të shmangies së gjobave të tri subjekteve politike (PDK-LDK dhe AAK) që e kishin propozuar një vendim të tillë.

Adnan Rrustemi i VV-së kishte theksuar se KQZ-ja është e obliguar që në bashkëpunim me autoritet komunale të caktojë hapësira të veçanta për vendosjen e posterëve dhe të mos lejojë vendosjen në hapësira që dëmtojnë ambientin.

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Apeli liron nga paraburgimi zyrtarin policor të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Avokati Blerim Mazreku ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të...

Lajmet e Fundit