11 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Partitë të gatshme për zgjedhje më 8 qershor, përveç AKR-së

Zgjedhje-kosove-logoTë gjitha subjektet politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të qershorit. Vetëm AKR, e Behgjet Pacollit, nuk e pranon që ky proces të zhvillohet në muajin qershor. Thonë se nuk garantohen zgjedhje fer.

Në përjashtim të Aleancës Kosova e Re, të gjitha partitë politike e pranojnë 8 qershorin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Edhe pse është kohë e shkurtër për organizmin e zgjedhjeve, sipas zyrtarëve të lartë të subjekteve politike, kjo nuk duhet të paraqesë problem për KQZ-në që të përgatitet për këtë proces, shkruan Zëri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, mirëpo, sipas tij, mbetet të shihet se a është kjo datë e pranueshme edhe për subjektet tjera.

“Jemi shumë të gatshëm, kryetari i partisë e ka propozuar 8 qershorin, tani presim aprovimin e kësaj date edhe nga partitë tjera”.

“Ne nuk paraqesim kurrfarë pengese, kemi deklaruar edhe më herët se PDK është e gatshme t’i dëgjojë dhe të respektojë edhe vullnetin e subjekteve tjera politike dhe jemi të përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Grabovci për Zërin.

Edhe LDK është e gatshme për zgjedhje. Deputeti i kësaj partie, Haki Demolli është shprehur se rezultati i zgjedhjeve lokale ua ka shtuar shpresat se në këto zgjedhje do të marrin primatin e partisë më të madhe në vend.
“Ne si parti kemi qenë të interesuar që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti. Prandaj kjo është një datë e përshtatshme për ne”.

Për Lëvizjen Vetëvendosje mbajtja e zgjedhjeve në fillim të qershorit është koha më përshtatshme. Por, subjekti i Kurtit po kërkon që në këto zgjedhje të shkohet me rrëzim të Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje është që zgjedhjet të mbahen sa më parë, por jo të jenë si rezultat i shpërbërjes së Kuvendit, por si rezultat i rrëzimit të qeverisë nga një mocion i mosbesimit i dakorduar nga opozita”, ka thënë zëdhënësi Shkelzen Vraniqi.

Më Shumë

E moshuara në Prizren nuk arrin të votojë: Ma kanë hequr emrin

Një ngjarje e pazakontë është raportuar sot në Prizren, ku një e moshuar nuk ka arritur të votojë, për shkak të nuk e ka...

Artan Abrashi: Hoça e Qytetit dhe Vërrini për ndryshimin më 12 tetor

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se Hoça e Qytetit, si edhe i gjithë Vërrini, do të jetë në anën e...

Lajmet e Fundit