10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pas këtyre zgjedhjeve ka do të shkojë Kosova?!

Shkruan :Qazim THAÇI

Rrethanat e krijuara në Kosovë, në skenën politike edhe pse mandati katërvjeçar kishte edhe dy vite tjera, kryeministri duke ofruar dorëheqjen e tij dërgon vendin në zgjedhje të reja.

Ku presidenti i vendit dekreton 6 tetorin 2019, datë zgjedhore. Mirëpo, ajo që kësaj radhe mund të thuhet ishte e veçantë ishte fakti se fillimi i para-fushatës dhe fillimi i koalicioneve parazgjedhore të thuash për ata që janë herët në skenën kosovare qoftë edhe jashtë politikës , kuptuan një gjë shumë të rëndësishme, se ata që frikësoheshin të dalin e të maten me “kaçikun” e tyre nuk lanë gjë pa ofruar që të bëjnë në koalicion parazgjedhor.

Por, siç duket edhe kësaj here subjektet me traditë shtetësie , ose më të hershme nuk e gëlltiten një karamel të tillë dhe vendosën të maten secili me forcën e tij. Tani ajo që është e ditur janë subjektet e mëdha që garojnë si të vetme PDK-ja, e cila kësaj here as nuk insistoi për koalicion, LDK-ja e cila pat oferta të shumta nga LVV por, së fundi nuk e pranoi atë ofertë dhe LVV e cila edhe pse deshi të bëjnë parakoalicion zgjedhor , shkon e vetme, kurse AAK me PSD dhe Nisma me AKR tashmë I kishin zyrtarizuar koalicionet.

Gjuha, forma e parafushatës edhe pse në shumë momente po tejkalohet edhe po bëhet saktë një fushatë elektorale, megjithatë ka dhënë sinjale të shumta. Në njërin anë brenda PDK- së tashmë po thuhet se janë afër me LDK dhe se këto dy subjekte politike po garojnë për vendin e parë, në anën tjetër LVV dhe LDK po thonë se janë këto dy subjekte në garë për vendin e e parë.

Po harrojnë se edhe AAK- PSD tashmë jo në heshtje po deklamohen se janë në garë për vend të parë.
Nisma – AKR janë më të heshtur në skenë , por realisht kanë një besim të shtuar brenda vetvetes.

E gjithë kjo tashmë të thuash se është bërë një fushatë e tjetërsuar bile në studiot televizive është bërë arenë e fyerjeve të shumta e së fundi edhe përleshjeve fizike pas debateve të “vala”.

Kjo tregon se fushata ka marrë hov para kohe dhe secili nga subjektet politike tashmë ose e di saktë se ku gjendet , ose në fakt e bënë këtë për të pasur mundësi marrje së paku edhe të atij pak elektorati që i ka mbetur synim.

Ajo që është tipike e një fushate bie fjala kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani edhe pse është në para-fushatë proklamon se partneri më i mirë i LDK-së shtë LVV. Kjo jo se ashtu sakte mendon, por e vetëdijshme se në zgjedhjet e fundit një numër I votueseve të kësaj partie e votuan në moment të caktuar LVV , tani ajo me këtë po mundohet ta riantarsonë atë pjesë elektoratit.

Kurse sa i përket vijave të kuqe ndaj PDK -së secili kosovarë që merret pak me politikë e di se në rrethanat e këtilla nuk e largon larg angazhimin në një qeveri të përbashkët. Kjo pastaj do të arsyetohet se ishin momente të rëndësishme të shtetësisë, e shumë e shumë arsyetime tjera.

Kjo është edhe një fakt në anën tjetër sepse tashmë janë disa procese shumë të rëndësishme që do të kryhen dhe kjo nuk e mënjanon mundësie e një qeverisje LDK.

PDK. AAK, dhe Nisma, të ribashkohen PAN me një ndarje tjetër të qeverisë sigurisht të ministrive sepse tani LDK s’do të mbetet assesi jashtë qeverie.

Pse mund të ndodhë kjo?!.

Kosova ka edhe tri vendime të mëdha ,demarkim e kufijve, rastin e Asociacionit të komunave dhe faktin apo “kancerin” që s’mundet pa të, dialogun me Serbinë.

Këto tashmë jo kërkesa, por edhe domosdoshmëri për Qeverinë, si vendime këto padyshim se vrasin secilin nga shqiptarët e kjo jo që nuk e vetëm edhe secilin poltikanë shqiptar, por asesi këta nuk do të kenë guximin që fleta ti pengojë për ta pa malin. Por, këto vendime janë aq të rënda saqë secili liderë e ka brengë të tijën. Lista e kandidatëve edhe kësaj here të thuash se janë bërë ashtu siç dikush mund ti quajë klienteliste .

Apo edhe sipas shijes së liderëve.

Por, një e vërtetë është se dihet me fakte se shumë njerëz të cilët edhe kanë reputacion , nuk kanë pranuar të hyjnë në këtë garë.

Jo se janë frikësuar për votë, por se legjislaturat e deritashme vërtetë e kanë degraduar dëshirën për të qenë një deputet i kërkesave të qytetarëve.

Prandaj , është ajo dilema Hamletiane se këto zjedhje janë saktë më të rëndësishme të pasluftës në Kosovë, janë tri katër arsyet pse jan ëtë këtilla.

Rinia e diasporës ende një lloj idoli e mbajnë Albin Kurtin për kryeministër. Por duke pa këtë poentë të diasporës tashmë edhe katër subjektet e mëdha politike janë “vërsulur” drejtë kësaj diaspore. Sepse deri më tani ata mendonin se ajo më shumë ishte e LDK-së.

Por, duke pa ndryshimet tani secili ka filluar ”gjuetinë “ e diasporës dhe shifrat nga atje do të ndryshojnë esencialisht.

Të gjtha këto e vendosin pikëpyetjen e madhe ku pas këtyre zgjedhjeve do të jetë Kosova, A do të jetë Kosova një vend ku do të luftohet korrupsioni e nepotizmi?! A do të jetë një Kosovë ku të rinjt nuk, do të mendojë ikjen nga këtu?! A do jetë Kosova një shtet me sigurim shëndetësor e me shkollim normal në baza ligjore?!” Këto e shumë tjera pikëpyetje tashmë janë në kombinim të lojës së “shahut” politik. Nuk është shumë e rëndësishme kush do të fitojë . Por se çka do të ofrojë realisht për Kosovën. Nuk jemi larg dhe këto pikëpyetje, këto sugjerime, dyshime edhe mund ti vërtetojmë në lëkurën tonë. Kosovë urime zgjedhjet!. Por, së pari me gishtin në tamth, çka pas zgjedhjeve?!!!

Më Shumë

Lajmet e Fundit