3 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Pas Zotit, Shekspiri është krijuesi më i madh”

Kjo shprehje e Xhojsit, do ta përcaktone më saktë ndikimin e fuqishëm dhe gjurmët pashlyeshme në art, histori dhe letërsi. Shekspiri e ngriti artin poetik në majat më të larta. Të gjitha studimet e analizat e veprës së tij, kanë emërues të përbashkët: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të gjithë përbërësit e veçantë. Vepra e tij, së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, janë shtyllat mbi të cilat formohet identiteti historik i Evropës.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më brilant i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ishte qenë komedian, dramaturg, por edhe aktor. Shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, që përfaqësojnë historinë e letërsisë botërore, si edhe shumë komedi dëfryese, që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Krijimtaria e tij, përmbledh 37 vepra për teatrin, prej të cilave 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete, që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave, t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611 dhe pse, kronologjia e veprave që i atribuohen nuk njihet me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë, për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që e folmja e asaj kohe, nuk përmbante më shumë se 1,500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht të gjallë dhe të pasur në neologjizma, lojë fjalësh, si dhe fjalë me shumë kuptime.

Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit, nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te “Hamleti”, profetizimi i magjistricave te “Makbethi” mjaft pasazhe tek “Antoni dhe Kleonatra”).

Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua “Venusi dhe Adonisi” në vitin 1594 – “Përdhunimi i Lukrecias”, në vitin 1598/9 – 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në “Pelegrini i apasionuar”, në vitin 1601 – “Feniksi dhe breshka”. Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si “Hamleti”, “Makbethi”, “Otello”, “Antoni dhe Kleopatra”.

Më 23 prill, bëhen 456 vjet nga lindja, ndërsa 404 vjet që kur ndërroi jetë, Uilliam Shekspir./Konica.al

Më Shumë

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve...

Përurohet rruga Prizren-Prevallë, kostoja e investimit afër 16 milionë euro

Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përuruar të martën rrugën Prizren-Prevallë në gjatësi prej 26 kilometrash. Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se projekti është...

Lajmet e Fundit