9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

PDK bind pesë deputetë për votimin e Speciales? (Video)

Partia Demokratike i ka marrë seriozisht kërkesat për krijimin e Gjykatës Speciale. Për t’i siguruar votat në Kuvend, po angazhohet kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci.

Ai gjatë sot është takuar me Fadil Bekën, Nait Hasanin, Bekim Haxhiun, Xhevahire Izmakun e Salihe Mustafën.

Rrokum ka raportuar dje se për t’i pasë votat për Specialen, janë aktivizuar edhe Hahim Thaçi e Kadri Veseli. E, aktivizimi i tyre, sipas këtij mediumu, ka pasë sukses.

Prej 12 deputetëve që ne seancën e 26 qershorit nuk e dhanë përkrahjen e tyre për amendamentet kushtetuese që i hapin udhë krijimit te Gjykatës Speciale, Grabovci ne këto takime ka marrë besimin e pesë prej tyre.

Nesër Grabovci pritet të takohet me Nuredin Lushtakun, Rafet Ramën, Fadil Demakun, Flora Brovinën, Nezir Çoçajn, Raif Çelën, e Blerta Deliu-Kodrën.

Një zyrtar i PDK-së i ka thanë Televizionit Rrokum se janë tre deputetë të pabindur – Ganimete Musliu, Fadil Demaku dhe Nait Hasani – të cilët kanë thënë se qëndrimi i tyre është i prerë kundër Gjykatës Speciale. Madje, një burim brenda takimit ka traguar se Hasani e ka lëshuar takimin e së mërkurës. /Rrokum/

Më Shumë

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit