13.4 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

PDK e LDK me bllokadë po e çojnë vendin në zgjedhje

PDK e LDK janë duke dështuar të marrin edhe vendime të parëndësishme në Parlamentin e Kosovës. Kjo për shkak se deputetët e pushtetit herë s’po shkojnë në seancë e herë s’po gjejnë pajtim. Për të zgjidhur këtë bllokadë një deputet i PDK’së po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë, prej kohësh, opozita e ka artikuluar edhe përmes protestave.

Mosfunksioni i Kuvendit të Kosovës nga vjeshta e kaluar ka bllokuar jo vetëm kushtin që duhet votuar për liberalizim të vizave, Demarkacionin, por edhe ligjet tjera. Në seancat plenare partnerët e koalicionit nuk po janë fare prezent për të shqyrtuar dhe votuar projektligjet e reja.

Përplasjen më të madhe në këtë mandat e kanë pasur këtë të premte derisa kanë prezantuar argumentet pro dhe kundër Projektligjit për investime strategjike.

E zgjidhja më e mirë e kësaj bllokade sipas deputetit të PDK’së Nait Hasanit është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Idenë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja nuk po e përkrahë vetëm opozita. Nait Hasani, si njëri ndër deputetët që e kritikon më së shumti partinë e tij, PDK’në, ka thënë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Hasani në një prononcim për Express ka thënë se mosfunksioni i Kuvendit të Kosovës tash e një kohë është arsye pse duhet të mbahen zgjedhjet e reja.

“Unë mendoj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje për shkak të natyrës së Kuvendit. Ne presim që herët apo vone s’kemi qare pa shkuar në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

I pyetur nëse është diskutuar edhe brenda PDK’së mundësia që vendi të shkoj në zgjedhje, Hasani ka thënë që ende jo.

“Ky është mendimi i im. Në PDK ende nuk është shqyrtuar se cila është zgjidhja që mund ta tejkalojmë këtë krizë”, ka thënë Hasani.

Kuvendi i Kosovës është jofunksional që nga vjeshta e vitit 2015. Opozita fillimisht e kishte bllokuar seancat plenare duke hedhur ujë, më pas vezë e në fund me metoda më agresive- duke gjuajtur gaz lotsjellës. Ata kundërshtonin ashpër dy marrëveshjet e fundit: ASK’në dhe Demarkacionin dhe kërkonin që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Pas prishjes së bllokut opozitar, dukej se pozita i ka dyert e hapura për të votuar projektligjet e nevojshme. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në seancat plenare partnerët e koalicionit munguan shumë duke e pamundësuar miratimin e ligjeve. Rasti i fundit është këtë të premte ku diskutohej për kontrollin për pronën shoqërore, ku shumica e deputetëve të Partisë Demokratike (PDK) nuk kanë marrë pjesë në votim, duke mos u deklaruar as për, as kundër dhe as abstenim.

Po ashtu ka dështuar të zgjidhet edhe zëvendësdrejtori i ri i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Express

Më Shumë

Abrashi: 13 milionë euro për stadiumin e Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, zhvilloi sot një vizitë në Klubin e Futbollit “Liria”. Gjatë vizitës, Abrashi nënvizoi...

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave. Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme...

Lajmet e Fundit