10.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

PDK-ja në Prizren me një kuvendar më pak


Ka zbritur në 12-të numri i kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Prizrenit.

Në mesin e katër anëtarëve të Kryesisë së këtij subjekti politik, të cilët dje kanë dhënë dorëheqje, është edhe kuvendari, Shukri Çuni.

Ai, për disa mandate ka përfaqësuar PDK-në në Kuvendin e Prizrenit.
Ndërkaq, ende nuk ka treguar se si do të përfaqësojë tash e tutje interesat e qytetarëve në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), në zgjedhjet e vitit të kaluar, fitoi 13-të vende në Kuvend. Përkundër këtij numri të kuvendarëve, pas humbjes së balotazhit të kandidatit, Shaqir Totaj, ky subjekt politik, ka mbetur në opozitë, shkruan PrizrenPress.

Anëtarët e kryesisë së degës së kësaj partie në Prizren, Naser Berisha, Shukri Quni, Sherif Krasniqi dhe Hajrim Çengaj, kanë bërë të ditur se japin dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet partiake, me arsyetimin se janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në degën e këtij subjekti politik në Prizren.

Në arsyetimin e dhënë, ata kanë shprehur pakënaqësi në menaxhimin e punëve dhe të mbarëvajtjes në përgjithësi të punëve brenda kornizës së degës së PDK-së në Prizren/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të. Sikurse në disa nga seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje...

Austria shpallet fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Shteti i Austrisë është shpallur fitues i Festivalit Evropian të Këngës- “Eurovizion 2025”. Sonte në Bazel të Zvicrës është mbajtur finalja e madhe e “Eurovisionit”,...

Lajmet e Fundit