8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Pema trishtohet pa këngën e zogut

Shkruan:Sahit Osmani

Ditë për ditë përtej kohës mërgohemi
duke i lënë shtëpitë të vetmuara
e pema trishtohet pa këngën e zogut
në gji të tokës rrënjët i klithin

Aty te vendlindja thinjat lulëzojnë
fytyra e stinëve fillon të rrudhet
dashuria mbetet pa frymën e shpirtit
dhe pa zemrën që gjak i dhuron

Uria e mërgimtarit është e madhe
s’ngopet dot me mallin e vendlindjes
buzëqeshja në buzë i është thyer
qiellit si zogjtë shkojnë e vijnë avionet

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit