17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani

Pas 31 vitesh përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani.

Në mesin e personaliteteve që me punën e tyre lanë gjurmë në identitetin e Gjykatës Themelore në Prizren, padyshim që është edhe puna dhe kontributi i gjyqtarit Xheladin Osmani.

Gjyqtari Xheladin Osmani për 31 vite ishte i angazhuar në sistemin e Drejtësisë, duke filluar si praktikant gjatë vitit 1988, pastaj si Avokat në Odën e Avokatëve nga viti 1991 deri në 1999. Në vitin 2000, Gjyqtari Xheladin Osmani, emërohet Gjyqtar, ndërsa nga Janari i vitit 2013, deri në ditën e pensionimit detyrën e vazhdoi në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren.

Për këto 31 vite përvojë pune, Xheladin Osmani ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të sistemi gjyqësor dhe të teknologjisë, ka bashkëpunuar me disa kryetarë, dhe me dhjetëra gjenerata të praktikantëve.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar gjyqtarin Xheladin Osmani, për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjithashtu edhe gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ e kanë falënderuar të njëjtin për kontributin dhe angazhimin e tij për Gjykatën, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Lajmet e Fundit