16.8 C
Prizren
E diel, 14 Gusht, 2022

Për herë të tretë radhazi dështon gjykimi ndaj ish-drejtoreshës së Inspeksionit në Suharekë

Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të palës së dëmtuar “Agro Kosova Holding”, Haziz Tafaj, të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor ndaj ish-drejtoreshës së Inspeksionit në Suharekë, Jehona Rrafshi–Lumi dhe inspektorit të ndërtimit, Hafir Maliqaj që po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha konstatoi se në seancën e sotme nuk prezenton përfaqësuesi i palës së dëmtuar “Agro Kosova Holding” Haziz Tafaj për të cilin gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha konstatoi se pronari i “Agro Kosova Holding” Hazit Tafaj nuk gjendet në adresën të cilën e ka deponuar Prokurori i shtetit, andaj gjykata kërkoi nga Prokurori i shteti Metush Biraj që brenda një afati të arsyeshëm të siguroj adresën e të njejtit apo eventualisht numrin e telefonit.

Ndryshe në seancë ishin të pranishëm të akuzuarit me mbrojtësit e tyre si dhe Prokurori Metush Biraj e po ashtu edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Komunës së Suharekës, Afrim Bytyqi.

Pasi që nuk ishin plotësuar kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta u shty dhe u caktua më 8 korrik 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Luma, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës ” AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës, udhëheq me procedurën dhe në kundërshtim me frymën e konkluzionit, nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK.

Ndërsa, i pandehuri Hafir Maliqaj po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Sipas aktakuzës, pas datës 29 maj 2020, si inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspekcionit të komunës se Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist, i ndërtuar nga investitori Blerim Gashi në parcelat kadastrale 2667-0 dhe 2685-0, pronë e të dëmtuarës “Agrokosova – Holding” në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit 09 Nr.2076, më 30 nëntor 2020, pasi ka përfunduar ndërtimi dhe me këtë të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material ose shkelur të drejtat e saj.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Hafir Maliqaj si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që nuk vepron sipas urdhrit të aktvendimit të lëshuar vete më 20 gusht 2020, që në afatin e lejuar prej 15 ditëve të pajiset me leje ndërtimi.

Në aktakuzë thuhet se gjatë këtij afati njëherit ta mbikëqyrë dhe pengojë investitorin Xhevdet Rexhepin, pronar i objektit afarist “Viva Fresh” në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, që të vazhdojë me ndërtim, por përveç që nuk e bën këtë, po ashtu del me vonesë në vend të ngjarjes më 28 shtator 2020, ku në procesverbalin e hartuar të datës 28 shtator 2020, pasi urdhëron ndërprerjen e punimeve në vend që të ndërmerr masa që investitorit t’i lejojë afat për trenim vullnetar e pastaj eventualisht për rrënim të detyrueshëm, përsëri i jep afat shtesë por tani më të gjatë prej 30 ditëve që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material komunës së Suharekës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona – MPB jep informacione të reja

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq tha se e gjithë udhëheqja e Drejtorisë së Policisë aktualisht ndodhet në Cetinje...

Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu. IHK njofton se...

Lajmet e Fundit