32.8 C
Prizren
E martë, 18 Qershor, 2024

Për katër muaj 25 të vdekur nga aksidentet në Kosovë

25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Sipas statistikave të policisë shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.

Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.
aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.

Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Kujtojmë se më 3 prill, hyri në fuqi i Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Në prill, portali Arbresh.info kanë ndjekur nga afër aktivitetet e Policisë së Kosovës.

Bashkë me patrullën e Policisë ishte edhe Komandanti i Njësisë për kontroll të autostradave (NjKA), Major Ismail Fejzullahu i cili kishte thënë se rregullat e reja kanë ndikuar për mirë dhe po vërehet një ndryshim.

“Po bazuar në disa analiza që janë bërë më herët dhe disa shkaktar të mundshëm, ka qenë shumë e nevojshme me i ba disa ndryshme, ligjvënësit i kanë aprovu dhe i kanë ndryshu disa dispozita ligjore. Deri tash fatmirësisht kemi rezultate pozitive, inkurajuese që qytetarët pak janë më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm”, ishte shprehur ai.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë

  Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një...

Litani e këputur nga rrufetë

Enver Sulaj Në qiellin me re Harta duket e copëtuar Si rrëfimi i harruar. Ulpianë, Ta pashë shtatin e lashtë Gurët si gjurmë loti e litani e këputur nga rrufetë. Kur t'i...

Lajmet e Fundit