6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

“Për Prizrenin” nesër proteston në Prishtinë

Lirim KrasniqiGrupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” do t’I bashkohet nesër protestës në Prishtinë.

“Duke e parë situatën politike të krijuar pas grevës së minatorëve, pas riaktualizimit të problematikës me pasurinë kombëtare, gjigandin “Trepça”, si dhe duke u solidarizuar me nënat e Gjakovës të cilat u ofenduan me një gjuhë fashiste nga ministri Jabllanoviç, i bashkohen thirrjes për protestë, e cila do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë”,thuhet në njoftimin e Grupit të Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin”

“Ndjeshmëria që kanë këto dy çështje, kanë zbuluar edhe problemet e shumta ekonomiko-sociale me të cilat përballet sot qytetari i Kosovës. Në thelb të këtyre problemeve qëndron pikërisht edhe faktorizimi i Serbisë brenda Kosovës përmes listës “Srpska”, e cila ka ndikuar në mosdefinimin e statusit të “Trepçës”, dhe na ka sjellë ministra si Jabllanoviç që fyejnë rëndë shumicën e popullsisë në Kosovë, duke hapur edhe njëherë plagën e pashëruar të luftës, fatin e të pagjeturve! “

“Prandaj ne kosniderojmë se aktivizimi përmes protestës përbën një hap më tutje drejt rikthimit të dinjitetit qytetarë, i cili është nëpërkëmbur edhe nga klasat politike në pushtet gjatë viteve të pasluftës”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Lajmet e Fundit