10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Për të pagjeturit do të flitet edhe në Bruksel

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e personave të pagjetur do të jetë prioritet i qeverisë. Ai ka thënë se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel.

“Sot jam këtu me ju që t’iu shpreh përkushtimin tim të plotë, që së bashku me ju do të punojmë maksimalisht që të zbardhet fati i njerëzve tuaj dhe tanë, që nuk janë gjetur. Kjo çështje do të ketë prioritet në punët e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Do ta ketë prioritet edhe në takimet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, edhe këtu edhe jashtë, në mënyrë që të bëhet presion te Serbia për të gjetur njerëzit tanë. Këtë çështje do ta hapim edhe në dialogun që do të mbahet në Bruksel dhe do të kërkohet që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e zgjidhjes të çështjeve, të cilat po diskutohen me Qeverinë e Serbisë. Konsideroj se kjo është një çështje, e cila na preokupon të gjithë neve dhe kjo është çështje e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Më Shumë

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Lajmet e Fundit