7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Përkujtohen të rënët në 20-vjetorin e masakrës së Tusuzit

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të dielën para memorialit dhe varrezave të 27 martirëve të lagjes së “Trimave” është organizuar një akademi përkujtimore, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Tusuzit.

Në këtë akademi ka qenë i pranishëm edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren Zafir Berisha.

Në emër të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e martirëve dhe ka kërkuar drejtësi për gjetjen dhe dënimin e shkaktarëve të këtij krimi.

Gjithashtu në këtë akademi fjalën kanë marrë edhe veprimtarë e aktivistë të çështjes kombëtare, kontribuues për liri dhe përfaqësues të lagjes e të shoqatave të dala nga lufta.  Masakra e Tusuzit njihet si ngjarja më e rëndë në qytetin e Prizrenit gjatë kohës së luftës, ku në operacionin brutal të njësisë kriminale serbe ishin masakruar 27 martirë dhe  djegur rreth 250 shtëpi të kësaj lagjeje./Epoka e re/

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Lajmet e Fundit