10.2 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Përmbytje në Vlashnjë

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Prizren, kanë shkaktuar probleme në disa zona të fshatit Vlashnjë, ku disa shtëpi janë përfshirë nga uji. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë situatë që, sipas tyre, po përsëritet çdo herë që bie shi i rrëmbyeshëm.

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme, disa shtëpi në fshatin Vlashnjë të ,Prizrenit janë përmbytur nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim te banorët. Ata thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë problem dhe kërkojnë nga institucionet komunale që të ndërhyjnë përfundimisht.

“Çka me të thonë tmerr ju lutem i bëj apel komunës le të bëjnë një zgjidhje se kështu nuk shkon më, po duhet me ardhë prej Sllovenisë me ardhë me bë diçka s’po kemi çka me bë më, po e riparojmë prapë, po prishet. Më s’kemi çka bëjmë, ju lutem le të bëhet diçka se më boll u bo. E dyta herë është ky tmerr madh vjet kështu e kemi pas”, tha Mimoza Susuri, banore.

Express Kredi nga BiCredit

“Momenti kur ka ndodhë unë kam qenë jashtë d.m.th. qenë duke u mundu me bo një zgjidhje por nuk ka pasur asnjë shans me bo zgjidhje se gjithçka ka ndodhë brenda minutës edhe na jemi non-stop të dëmtuar edhe uji i autostradës derdhet në këtë vijë. Ajo vija nuk është e pastruar edhe këtu mbrapa e mbushur krejt me bërllog, nuk vijnë me pastrua, disa herë kemi bërë ankesë qe mundeni me pa edhe ju vetë këtu na jemi te detyruar me lëshua shtëpinë prej këtu e me shkua me banuar diku tjetër, sepse nuk bëhet më kështu u mbytëm duke ankuar”, tha Bleron Susuri, banor.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kryetari i fshatit, Petrit Hoxhaj, ka deklaruar se shkaku kryesor i përmbytjeve është gypi i vogël që nuk përballon sasinë e ujit gjatë reshjeve të mëdha. Ai ka kërkuar që ky gyp të zëvendësohet me një me kapacitet më të madh, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e situatës.

“Një prej shkaktarëve është që edhe gypi i kanalizimit kur është instalua para 20 vjetëve, ka qenë një gyp shumë i ngushtë dhe nuk ka pasur shumë shtëpi ndërsa tash këtu janë mbi 600 shtëpi dhe ende janë me këtë gyp fi-40 që është shumë i vogël dhe si shkak i këtyre ka ndodhë që nëpër shtëpi ju ka hi uji”, tha Petrit Hoxhaj, kryetar i fshatit.

Ndërkohë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është bërë e ditur se ekipet komunale kanë dalë që në orët e hershme të mëngjesit për të intervenuar në lagje dhe fshatra të ndryshme, përfshirë edhe Vlashnjën, me qëllim të pastrimit të kanaleve dhe lehtësimit të qarkullimit të ujërave.

“Në të gjitha ato lokalitete ku kanë pasur banorët has shqetësim edhe për vërshimet që ju kanë hyrë në shtëpi ka vepruar drejtoria e shërbimeve publike në këtë rast Drejtoria e Emergjencave, policia, zjarrfikësit, d.m.th. komuna ka qenë në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve”, tha Celë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren.

Deri tani, autoritetet lokale thonë se janë në terren për t’i shmangur dëmet dhe për t’i ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

Më Shumë

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Prizrenasit fitojnë derbin në Mitrovicë

Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23). Çerekun e parë...

Lajmet e Fundit