Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar në historinë e gazetarisë dhe aktivizmit qytetar në Kosovë, si një zë i guximshëm kundër padrejtësive dhe fenomeneve negative në shoqëri.
Gazetari dhe publicisti Demir Reshiti e ka kujtuar Abrashin.
“Sot u bënë dymbëdhjetë vjet pa mikun tim të respektuar Adnan Abrashi. Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të. Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë. Ai ishte ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, shkruan Reshiti.

Abrashi ishte jurist me profesion. Ai u shqua për analizat e mprehta dhe kritikat e drejtpërdrejta ndaj korrupsionit, padrejtësive dhe mungesës së transparencës në institucionet publike.
Kontribuoi në shumë media në Kosovë dhe Shqipër.
Kontributi i Adnan Abrashit në fushën e publicistikës dhe aktivizmit qytetar është një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
