6.8 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Përzgjedhësi i Belgjikës mohon mospërfshirjen e Januzajt në Botëror

Roberto Martinez ka reaguar ndaj një raporti të televizionit publik që aksidentalisht kishte zbuluar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Belgjikës për Botërorin që mbahet në Rusi, raporton Sky Sports.

Televizioni publik VRT kishte shfaqur pamje të dyshekëve që po ngarkoheshin për në Rusi dhe secili prej dyshekëve ishte me emrin e lojtarit përkatës, transmeton Koha.net.

Mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, i mungonte dyshekun e tij dhe mediat raportuan se ai së bashku me Matz Sels, Christian Kabaselen, Jordan Lukakun dhe Leander Dedoncker nuk janë ftuar për në Botëror.

“Nuk ka asnjë të vërtetë prapa atij raporti”, ka thënë Martinezi. “A ka listë? Jo. Është pak zhgënjyese sepse informacioni shkoi te fansat, te familjet e lojtarëve dhe te njerëzit që e meritojnë të vërtetën”.

“Është e lehtë të mohosh një lajm të tillë. Nuk është punë e një detektivi privat. Të gjithë e dinë se ditët e ardhshme janë vendimtare për të marrë informatat mjekësore për disa lojtarë. Ka shumë detaje që ndikojnë në listën e 23 lojtarëve. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku”, ka thënë veç të tjerash Martinez.

Më Shumë

Vetëvendosje: Raporti i auditimit nxjerr në pah keqmenaxhim financiar në Komunën e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka deklaruar se raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës për vitin 2024 përmban gjetje shqetësuese që, sipas...

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Lajmet e Fundit