9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Pesë emra për Paul Pogba, United duhet të ndajë mendjen

Paul Pogba mbetet në qendër të vëmendjes. Mesfushori francez i Manchester United dëshiron largimin nga “Djajtë e Kuq”, që nuk do të kenë mundësinë ta sheshin sa do kishin dashur, pasi kriza e coronavirusit i ka futur në krizë klubet e futbollit, që do të jenë të kujdesshëm në shpenzime.

Shkëmbimet mes lojtarëve do të kthehen në modë, ky është parashikimi. për Paul Pogba Juventusi është gati të ofrojë disa futbollistë, në mënyrë që ta rikthejë në Serie A. Edhe vetë kampioni i botës e dëshiron diçka të tillë. kohë më parë menaxheri Mino Raiola e ka shprehur hapur se Torino është si një shtëpi për Pogba.

Të mbetemi te shkëmbimet dhe Tuttosport rreshton disa emra që Manchester United do ishte i interesuar t’i kishte në skuadër. Dy prej tyre janë Adrien Rabbiot dhe Aaron Ramsey, të cilët klubi anglez i tentoi më parë, por ishte Juventusi që i bindi.

Në listë është edhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro, kartoni i të cilit vlerësohet me 50 milion euro. emra të tjerë për të cilët mund të jenë të interesuar tek United janë edhe Miralem Pjanic dhe Douglas Costa, lojtarë që te bardhezinjtë shihen si të tepërt dhe në Torino po mendojnë t’i shesin.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Lajmet e Fundit