-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Plagoset biznesmeni, i bënë pritë

Ndonëse policia po heton lidhur me mënyren se si ndodhi plagosja e biznesmentit shqiptar Berhan Vishnja, paraprakisht thuhet se atij iu bë pritë teksa ishte duke parkuar automjetin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 06-30 pranë kryqëzimit të Zdrales, në afërsi të Stadiumit “Loro Borici”.

Biznesmeni 52- vjeçar ka qenë brenda automjetit të tij dhe ka ndaluar për të parkuar. Në atë moment pranë tij ka kaluar një motocikletë me 2 persona, të cilët pasi i janë afruar e kanë qëlluar disa herë.

Autorët, ende të paidentifikuar kane qenë me kokore në kokë dhe pasi e kanë qëlluar thuhet se janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar autorët, ndërkohë që ende nuk thuhet asgjë për shkaqet, raporton Panorama.

Më Shumë

Dardan Berishës i çahet koka nga goditjet e publikut në Prizren

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është goditur nga tifozët në Prizren. Klubi i Pejës ka dal me njoftim duke treguar se Berishës i është qarë...

Komuna e Dragashit prezanton investitorë nga Pakistani për bashkëpunim në bujqësi

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Dragashit do të organizojë të martën, më 06.01.2026, një takim informativ dhe debat të hapur me fermerë...

Lajmet e Fundit