14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Plani B i PDK-së: Tentimi për t’i “kontrabanduar” disa deputetë të LDK-së?

Thaci-qeveriaPartia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet. Pavarësisht pse partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje për ta formuar qeverinë e ardhshme, duke ia pamundësuar partisë së Hashim Thaçit që të mund të arrijë numrat për ta bërë qeverinë e ardhshme, PDK nuk e ka ndërmend që të ndalet.
Hashim Thaçi e ka edhe Planin B
Përmes Planit B kryeministri në largim, Hashim Thaçi do të tentoj që t’ia marrë disa deputetë Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët konsiderohen si të afërt me PDK-në dhe disa të tjerë, që nuk janë edhe aq të kënaqur me koalicionin me AAK-në dhe Nismën.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic një burim brenda PDK-së. Sipas këtij burimi, PDK është duke u munduar që t’i bëjë disi numrat, dhe ta bëjë qeverinë, në mënyrë që të mos e lejoj fare të shkoj te presidentja për nominim kandidati i koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

“Ne i kemi të paktën tre ose katër deputetë të LDK-së të cilët do të na mbështesin. Emrat nuk mund t’ua them”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Armend Zemaj, është njëri nga kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, i cili nuk është ndarë i kënaqur me koalicionin e partisë së tij me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt.

Megjithatë, ai nuk ka deklaruar publikisht nëse do ta mbështes apo jo Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Pakënaqësi me këtë koalicion ka shprehur edhe Arsim Rexhepi, anëtar i LDK-së. Madje, ai ka paralajmëruar se ai dhe një pjesë e intelektualëve të LDK-së do të iniciojnë një Këshill Iniciues për themelimin e një Lidhje të Re Demokratike të Kosovës. Këtë gjë ish- deputeti i AKR-së, e ka bërë të ditur në një postim në Facebook gjatë ditës së djeshme.

Kursani: Gjithçka është e mundshme!

Analisti politik, Shpend Kursani ka thënë se gjithcka mund të ndodh në skenën politike në Kosovë

“Natyrisht që gjithçka është e mundshme në skenën e çuditshme politike në Kosovë. Në një skenar të tillë PDK-ja duhet t’ia marr LDK-së së paku 5 deputetë në mënyrë që së bashku me 20 vendet e minoriteteve t’ia arrijë ta formoje qeverinë”, ka thënë Kursani. Megjithatë, ai thotë se vështirë të gjendet 5 deputetë të LDK-së që janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtij transferi. “Nuk është se kjo është e pamundur, por më duket veshtirë e realizueshme pasi që LDK së bashku me këta deputetë që i ka veçse është në përparësi politike sa i përket pozicionit momental me koalicionin “anti-Thaçi”. Si rrjedhojë edhe LDK ka çka t’ju ofroj deputetëve të saj. Dhe fjala nuk është për një apo dy deputet por së paku 5. Por nëse ndodhë, kjo mbase do të ishte transferi më i madh i pazareve politike në Kosove për të mirën e sunduesit. Nuk e di kush në LDK është i gatshëm të jetë pjesë e këtij skenari jo të mirë”, ka thënë ky Kursani.
A do të jetë Gjykata Kushtetuese shpëtimi i Hashim Thaçit

Ndërkohë, burimi i Gazetës Blic brenda PDK-së ka theksuar se në rast se do të dështoj ky plan i PDK-së që t’i marrë disa deputetë të LDK-së, atëherë PDK beson shumë se Gjykata Kushtetuese, do ta interpretoj asisoj Kushtetutën, në mënyrë që vetëm partisë, e cila ka dalë e para në zgjedhje, që në këtë rast është PDK, t’i takoj mandatari për formimin e qeverisë.

“PDK në rastin më të keq është përgatitur edhe për krijimin e një qeverie teknike, vetëm e vetëm që të mos lejoj që partitë tjera ta marrin pushtetin”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Në një intervistë që e ka dhënë për Gazetën Blic, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij në çfarëdo situate do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se sido që të jetë puna, edhe në rast se partitë opozitare do ta bënin qeverinë, ata nuk do ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në një intervistë që e ka dhënë për mediet vendore, ia ka mbajtur anën PDK-së, duke thënë se Komentari është shumë i qartë për çështjen se kujt i takon mandatari për formimin e qeverisë. Sipas këtij komentuari, partive opozitare nuk u takon e drejta që ta formojnë qeverinë.

Mirëpo, me një konstatim të tillë nuk është pajtuar Gjyljeta Mushkolaj, ish- anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ajo ka thënë se, kush i ka numrat e nevojshëm në Kuvend e formon Qeverinë.

Më Shumë

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Një grua në Prizren lëndohet nga një predhë e cila erdhi nga një drejtim i panjohur

Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren. Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që...

Lajmet e Fundit