Vehapi uron qytetarët për Ditën e çlirimit të Rahovecit

Idriz Vehapi3Kryetari Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë qytetarit e komunës me rastin e Ditës së çlirimit të Rahovecit, me 14 qershor 1999.
“Kam nderin dhe respektin që tu?a uroj 14 qershorin ditën e çlirimit të gjithë qytetareve të komunës së Rahovecit.”

“Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kujtojmë dëshmorët e UÇK-së, martirët dhe nderojmë, gjithashtu, të gjithë pjesëtarët e NATO-s dhe të misioneve të tjera paqësore, që dhanë jetën në shërbim të paqes dhe lirisë sonë.”,transmeton rahovecpress.

“I jemi mirënjohës sakrificës së popullit tonë dhe mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare, në momentet historike nëpër të cilat kaluam së bashku”, thuhet në urimin e kryetarit Vehapi.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit