3.2 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Poetit jugkorean “Kurora e Artë” e Strugës 2014

Ko Un-poet jugkoreanFituesi i sivjetshëm i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë-2014, është poeti jugkorean, Ko Un. Ky poet vlerësohet ndër më të mirët në Korenë Jugore, por është i vlerësuar edhe në qarqet poetike botërore.

Në shënimet e tij biografike ka dy datëlindje: Është i lindur në qytetin Gunsan në provincën Çola, më 1 gusht, ose më 11 prill të vitit 1933.

Në arsyetimin e vendimit për laureatin e Kurorës së Artë të MSP, nga Këshilli i MSP, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndër të tjera thuhet se çmimi i ndahet për arritje të lartë artistike, e në veçanti për shprehjen poetike dhe fuqinë e fjalës poetike, sensibilitetin poetik, ku njerëzimi është shkrinë në krijimtari poetike, transmeton INA.
Këtë e pohuan bashkërisht në prani edhe të ministres së kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, drejtori i MSP, Mite Stefoski dhe kryetari i Këshillit drejtues, Sllave Gjorgo Dimoski.

Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, në fjalën e saj të rastit mes tjerash ka theksuar: “Përkundër faktit që Kurora e Artë e MSP në rend të parë ka të bëjë me krijimtarinë e tij poetike, simbolikisht përmes kësaj janë mbindërtuar edhe të gjitha vlerat tjera poetike në letërsisë aziatike, të cilës i takon edhe një krijimtari në letërsinë e madhe siç është kjo koreano jugore”.

Çmimi Kurora e Artë e MSP, poetit Ko Un do ti dorëzohet në muajin gusht në Strugë, në edicionin e 53 të MSP. Në letrën përshëndetëse për këtë vlerësim të MSP, Ko Un ka theksuar se kjo është edhe një motiv shtesë për ta inkurajuar në krijimtarinë e tij poetike.

Ko Un deri më tani ka botuar 140 libra prej të cilave 50 janë përmbledhje me poezi.

Krijimtaria e tij është përmbledhë para disa viteve dhe është botuar në 40 tome Alen Ginzberg e ka përshkruar Ko Un-in si poet grandioz, kombinim të maestralitetit budistik, liberalit të magjepsur politik dhe natyralistit historik dhe se poezia e tij është pasqyra e shpirtit të Koresë.

Më Shumë

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian

Prizreni ka marrë sot zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel. Vlerësimi vjen pas një...

Biletat për super derbin Bashkimi–Trepça dalin nesër në shitje

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 12:00, do të nisë shitja e biletave për super derbin e shumëpritur kundër Trepçës, që do të...

Lajmet e Fundit