10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Policia konfiskon pistoleta e plumba në Rahovec dhe Malishevë

ArmaPolicia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë në Xërxe të Rahovecit dhe një në Marali të Malishevës. Bashkë me pistoletat janë konfiskuar edhe disa plumba

“Gjatë kontrollimit në shtëpitë e dy të dyshuarve Policia ka gjetur dhe konfiskuar në Xërxë, një pistoletë’ SIG Super me’ një karikator me 14 fishekë të kal. 9 mm. dhe një AK/47 me një karikator”, njofton Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu ka konfiskuar një armë dhe plumba në fshatin Marali të Malishevës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri në ajër”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një me pistoletë gas si dhe 10 copë fishekë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit