18.1 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Policia e Kosovës: Viti i Ri pa viktima e me dhjetëra incidente

viti i riPolicia e Kosovës përmes një kumtese për medie njofton se për festat e fund-vitit në Kosovë kishte rritur këtë kishte të angazhuar një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor.

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2014/2015), situata në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është vlerësuar e qetë dhe stabile, me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm etj, por fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast humbje jete e ndonjë personi gjatë manifestimit të festës së fund-vitit.

Rastet e raportuara: Lëndim i lehtë trupor (10) dhjetë raste.

Në këto raste janë lënduar (10) dhjetë persona si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, kryesisht kanë pësuar lëndime të lehta.

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/Armëmbajtje pa leje ( 2) dy raste;

Në këto dy raste është arrestuar një person si dhe janë konfiskuar (2) dy armë (një armë gjysmë automatike, një kallash kinez dhe 51 gëzhoja).

Lëndim i rëndë trupor është raportuar (1) një rast;

Si pasojë e plumbit nga ajri (plumbit qorr) një person ka pësuar plagë në dorë (kraharorë), fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Incident zjarri/Zjarr aksidental janë raportuar (5) pesë raste;

Si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike janë evidentuar pesë raste të shkaktimit të zjarrit aksidental por të cilat kanë kaluar pa pasoja në njerëz dhe kryesisht me dëme të vogla materiale.

Krahasuar me festën e vitit të ri të kaluar (2013/2014), fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast të ndonjë personi që ka humbur jetën dhe asnjë rast në rrezik jete, dhe vlerësuar nga ky aspekt ky vit konsiderohet se ka kaluar më i qetë krahasuar me vitin paraprak dhe më me pak incidente të rënda.

Më Shumë

Enver Hoxha, biri i llastuar i një tregtari të mirë

Time, 22 dhjetor 1961 E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, policia konfiskon armë me gaz dhe municion

Një person është arrestuar nga Policia pas raportimeve për të shtëna me armë në një gazmend familjar në fshatin Lubizhdë të Hasit. Njësitë policore kanë...

Lajmet e Fundit