8.6 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Ponte Prizreni fiton derbin lokal ndaj Bashkimit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘play-offit’

Derbin prizrenas e ka fituar Ponte Prizreni, që mundi Bashkimin me shifrat 92-102 (31:31, 22:21, 16:25, 23:25), në kuadër të javës të 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, që përfundon 31:31, ndërsa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 22:21, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53-52.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë. Ponte Prizreni ishte më i mirë në këtë dhjetë minutësh, duke e fituar 16:25, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:77. Epërsinë e krijuar, Ponte Prizreni e ruajti edhe në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 92:102.

Te Bashkimi u dalluan Obinne Oleka me 18 pikë e 10 kërcime, Milos Latkoviq me 16 pikë e 11 asistime, kurse Musab Mala shtoi 18 dhe Julian Hamati 17 pikë, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 31 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, Joshua Martin me 15 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 16 pikë e 7 kërcime, Blend Matoshi me 18 pikë dhe Landon Taliaferro me 20 pikë.

Bashkimi ka 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Ponte Prizreni e blindoi vendin e parë me 19 fitore dhe 8 humbje, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të ‘play-offit’.

Më Shumë

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton...

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Prizrenit/ Ja si u votuan kandidatët e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar  numërimin e votave për zgjedhjet lokale në Prizren, për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin...

Lajmet e Fundit