10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Portugalia Kampione e Europës

Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.

Ishte sulmuesi ku portugezët besonin më pak, Eder, ai që i dha trofeun e parë të këtij niveli kombëtares së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, por jo në këtë finale. Ylli portugez u largua nga fusha e lojës që në minutën e 24 për shkak të një dëmtimi.

Një finale me një ritëm të ulët dhe me një Francë që dominoi, krijoi më shumë, por në fund u ndëshkua. Ndoshta duhet të kishin guxuar më shumë ndaj një Portugalie, e cila pas largimit të Ronaldos ishte pa ide në fushën e lojës.

Por, megjithatë kur të gjithë menduan se ndeshja më e rëndësishme e Euro 2016 do të vendosej nga penalltitë, mendon Eder, që shënon një gol të bukur, por me një vlerë të jashtëzakonshme.

As Griezmann, as Pogba, e asnjë tjetër nga lojtarët francez nuk arriti të nderojë tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, duke mos arritur të barazonin golin e shënuar nga Eder 11 minuta para përfundimit të shtesës së dytë.

Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit