Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehu mirënjohjen ndaj kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin me komunitetin arsimor.
“Ky besim është nder dhe obligim për mua. Një obligim serioz ndaj nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit tonë. Arsimi kërkon punë serioze, vendime të drejta dhe angazhim të vazhdueshëm për të ndërtuar një sistem më cilësor dhe më funksional”, shkroi Veselaj-Gutaj, raporton PrizrenPress.
Ajo premtoi se do të punojë me transparencë, bashkëpunim dhe vendosmëri, duke dëgjuar zërin e secilit që dëshiron të kontribuojë për një arsim modern dhe të drejtë për të gjithë nxënësit e Prizrenit.
“Na priftë e mbara, me punë të ndershme, përgjegjësi dhe përkushtim për të mirën e fëmijëve tanë dhe të Prizrenit tonë”, përfundoi ajo.
Ky emërim bëhet pjesë e ciklit të ri të emërimeve për mandatin e dytë të qeverisjes lokale./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
