9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Prapë në Sanremo 2018/ Këngëtari shqiptar vjen në duet me “Nuk më keni bërë asgjë”

Edhe një herë tjetër është konfirmuar pjesëmarrja e këngëtarit shqiptar në Sanremo.

Kujtojmë se vitin e kaluar Meta u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm të Italisë me këngën “Vietato Morire”, të frymëzuar nga mësuesja e tij.

Ndërsa këtë vit, Ermal Meta do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Meta vitin e kaluar korri sukses duke marrë çmimin e kritikës me “Vietato Morire”, ndërsa ka publikuar deri tani dy albume “Umano” dhe “Vietato morire”.

Gjithashtu vetëm disa javë më parë këngëtari shqiptar rrëmbeu çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues. Kjo ka bërë që Meta të marrë vendimin për të konkurruar sërish në festivalin e mirënjohur italian, “Sanremo”.

Më Shumë

Finalja e dytë e Ligës së Parë, Drita pret Prizrenin

Finalja e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjen e dytë, ku KB Drita përballet me Proton Cable Prizreni në një...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit