Premtimet e Mytaher Haskukës për fshatin Piranë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është takuar me banorët e fshatit Piranë të Anadrinisë.
Ai, gjatë këtij takimi, ka shpalosur prioritetet që do t’i ketë si kryetar i Prizrenit.

“Në fokus të prioriteteve tona, kemi edhe banorët e Piranës e të Anadrinisë në përgjithësi. Për prodhuesit bujqësorë do t’i krijojmë tregjet lëvizëse, ku prodhuesi do t’i shesë prodhimet e veta drejtpërdrejtë te qytetarët pa ndërmjetësues. Do ta rrisim subvencionin në bujqësi, por pa korrupsion”, tha Haskuka.

“Edhe Pirana do të jetë nën radarin e regjenerimit urban për të zgjidhur mungesën e trotuareve dhe të hapësirave publike, sepse zhvillimi ekonomik mund të bëhet edhe përmes Komunës, duke ndalur korrupsionin dhe vjedhjen.”

“Dyfishimi i votës më 11 qershor, do të thotë fitore në shumë komuna të Kosovës me 22 tetor nga Lëvizja Vetëvendosje!”
“Kjo ndodh për tri arsye: Dëshira për ndryshim e qytetarëve të Kosovës, konsistenca e vazhdueshme në qëndrimet tona si dhe analiza e saktë politike e bërë nga Lëvizja vetëvendosje! “

“Akademia e Kosovës në vend se të jetë busollë e lëvizjeve në vend, ajo ka vijuar të jetë e verbër dhe e shurdhër karshi nevoja të vendit. Në këtë aspekt, Lëvizja Vetëvendosje ka zëvendësuar Akademinë e Kosovës”.

“Falë këtij angazhimi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që nuk e ka bërë askush në Kosovë. Në Prishtinë, ka ngritur në këmbë një kompani e cila ka qenë në prag të falimentimit dhe ka arritur të punësojë punëtorë të rinj. “

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit