10.4 C
Prizren
E enjte, 10 Prill, 2025

Presidenca e Thaçit përplas keq komandantët

Prokuroria duhet të hetojë deklaratat e personave publikë

Avokati Tomë Gashi, i kontaktuar nga gazeta, ka pohuar se e gjithë kjo luftë mediale e aktorëve të luftës në vitet e 90-ta, e posaçërisht lufta në rrjetet sociale në mes të komandantëve të shquar të UÇK-së, në veçanti të atyre nga Drenica, është pasojë e së paku dy krahëve të ishkomandantëve të UÇK-se, atyre që janë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Kosovës dhe atyre që janë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës

Vrasjet e luftës, por edhe të pasluftës, që konsiderohen politike, mbeten ende të pazbardhura. Ndërkohë, debati i ashpër mes ish- komandantëve të UÇK-së po e rihap edhe këtë kapitull të mjegullt të historisë së re të Kosovës. Deputetë dhe ekspertë të fushës së sundimit, analistë politikë, konsiderojnë se drejtësia e Kosovës, po të ishte një drejtësi e mirëfilltë funksionale, do të duhej aktivizuar pa vonesë në hetimin e të gjitha këtyre denoncimeve reciproke publike që janë duke u bërë tani nga ishdëshmitarët e kohës.

“Pa dyshim që do të duhen vite dhe një pushtet krejt ndryshe nga ky që është për të zbardhur një pjesë të vrasjeve politike dhe vrasjeve tjera që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas saj. Por, megjithatë, disa nga krimet do të zbulohen domosdo edhe tash kur këta të vetëquajturit komandantë kanë filluar t’i qesin në shesh krimet dhe të bëmat e tyre. Në të ardhmen do të dalin krime shumë monstruoze dhe qërim hesapesh në mes të këtyre të vetëquajturve komandantë, të cilët në vend që të vrasin armikun e kanë vrarë njëri-tjetrin pas shpine. Ajo që është më e renda, këta i kanë vrarë shokët e tyre dhe i kanë shpallur dëshmorë për ta fshehur krimin. Për çdo vit u bëjnë “homazhe” tek varri në shenjë përkujtimi për krimin e bërë. Madje shkojnë edhe në familjet e tyre dhe përkëdhelin fëmijët “, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Ai pret që kjo të bëhet nga ndërkombëtarët../Kosova Sot/

Më Shumë

Sot luhet derbi i qytetit: Suhareka kërkon fitoren e parë ndaj Ballkanit, për të shpëtuar sezonin

Suhareka nuk ka fituar asnjëherë ndaj rivalit të qytetit. Kjo skuadër synon që nesër t’ia bëjë ‘sefte’ në derbi kundër Ballkanit, për të tentuar...

Bashkimi në finale

KBF Bashkimi ka siguruar një vend në finalen e madhe. Kampionet kanë triumfuar në të dyja ndeshjet gjysmëfinale ndaj Penzës. Në duelin e zhvilluar në...

Lajmet e Fundit