4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

“Presidentja Osmani e ka shkelur kushtetutën në Mamushë”

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës gjatë takimit me kryetarin e Mamushës, Abdülhadi Krasniç.

Kjo pasi, sipas Spahiut, kryetari i Komunës së Mamushës nuk është dashur ta ketë mbrapa flamurin e Turqisë, duke e shkelur kështu kushtetutën – njëjtë si Osmani që e ka pranuar këtë format.

“Flamuri I Turqisë, aleatit strategjik të Kosovës, mund të përdoret lirshëm në Kosovë, por në zyrën e kryetarit të komunës së Mamushës (apo çdo komune tjetër të Kosovës) në bazë të ligjit për simbolet ai mund të paraqitet vetëm kur kryetari I komunës takohet me ndonjë zyrtar të Republikës së Turqisë”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Sipas Spahiut, “kjo foto tregon shkeljen e ligjit nga ana e Kryetarit të Komunës së Mamushës dhe shkeljen e ligjit nga ana e Presidentës së Kosovës”.

“Por për dallim nga kryetari I komunës kur Presidentja shkel ligjin është njëkohësisht shkelje e Kushtetutës. Dhe këtë Presidentja po bënë për herë të dytë. Herën e parë e bëri në takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit”, ka thënë ai.

Të martën presidentja, Vjosa Osmani e ka vizituar Komunën e Mamushës. /Express

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit