11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Preteni: Për korrupsion po flitet shumë, po hetohet pak dhe s’po gjykohet fare

Hasan PreteniShefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. shprehet i pakënaqur me punën e gjyqtarëve sa i përket luftës kundër korrupsionit. Ai thotë se “për korrupsion po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”.

Në një deklarim për “Kosova Sot”, Preteni thotë se për luftimin e korrupsionit po flitet shumë, por po gjykohet pak.

“Shumë kallëzime kemi dërguar edhe te prokuroritë e EULEX’it. Siguroj që më shumë se 70% të rasteve që po bëhen publike se po zhvillohen hetime penale apo veç janë ngritur aktakuza, zanafilla e rasteve është te Agjencia, kanë filluar nga Agjencia”.

“Mekanizma ka mjaft, por nuk jemi të kënaqur me gjykimin e korrupsionit. Mendoj se për korrupsionin po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”, ka thënë Hasan Preteni.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit