2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Preteni: Prokurorët dhe gjykatat, joefikase në ndjekjen e korrupsionit

Kreu i Antikorrrupsionit, Hasan Preteni, e konsideron iluzore të mendohet se gjyqësori, i cili nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta, të shqiptojë dënime të fuqishme për ata që nuk e deklarojnë prejardhjen e pasurisë. Si mangësinë më të madhe ai e sheh hezitimin e prokurorëve për të ngritur akuza ndaj “peshqve të mëdhenj”.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Preteni ka thënë se këtë vit është rritur numri i zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë. Sipas tij, kjo ndodh për shkak të dënimeve të ulëta që shqiptojnë gjykatat, edhe pse me Kodin Penal parashihen dënime më të larta. Kjo, siç ka thënë Preteni, vetëm sa po i inkurajon zyrtarët e lartë që mos ta deklarojnë pasurinë.

Sa i përket vërtetimit të prejardhjes së pasurisë, Preteni ka shtuar se është problem ligjor pasi vetëm në emërtimin e Ligjit për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë, është cekur prejardhja. Sipas tij, në asnjë nen nuk caktohet si të vërtetohet prejardhja. Megjithatë ai ka thënë se e gjithë pasuria e atyre zyrtarëve e cila nuk mund të justifikohet, duhet t’u konfiskohet.

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit