Pritja

Nga Sahit Osmani

Erdhe pas fjalës së bukur
Mbështjellur me tis metafore
Mbyllur në guaskën e dritës

Ishe si valë deti që vjen lehtas
Dhe takohet fshehtas me shkëmbin
E trembur ngjiteshe përpjetë
Sikur doje t’i prekje qiellit retë

Ato veshur me rreze diellore
Preknin stërkalat e tua
Krijonin dallgë dashurie

Ti magjepseshe
Pas veshjes së tyre
Ylberë të lidhur gërshetë

Unë të prisja si përherë
Te gjerdani i metaforave
Me tisin tënd të mbështjellë

Kisha frikë mos e grisja
Kisha frikë mos e këputja
Kisha frikë mos të humbisja

E gjatë dhe e pafund mbeti pritja

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit